GAIA në Kosovë ka knaqësinë t’iu ftojë në puntorinë për kampet vullnetare ndërkombëtare të punës, të cilat mund të përdoren si mjet për të mobilizuar komunitetet lokale. Kjo puntori është pjesë e projektit Vullnetarizmi bën Mrekulli.

kuterevo volunteers

Janë dy puntori, njëra në gjuhën serbe, prej 6 deri më 7 shkurt në Gracanicë, dhe tjetra në gjuhën shqipe, prej  13 deri më 14 shkurt në Prizren.

Pjesëmarrësit/et e kësaj puntorie do kenë mundësinë të mësojnë më shumë për idenë e vullnetarizmit, e njashtu për atë të kampeve vullnetare ndërkombëtarë të punës. Ndër të tjera, ata/ato do të pranojnë informata për rrjetin ndërkombëtar të paqes të quajtur Service Civil International (SCI). Identifikimi i problemeve në komunitetet lokale të tyre dhe mësimi se si t’u qasen atyre problemeve me kampet e punës si mjet, do të jenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e kësaj puntorie.

Qëllimi i kësaj puntorie është që pjesëmarrësit/et të marrin informacion dhe të jenë të aftë/a të organizojnë kampe vullnetare ndërkombëtare të punës nëpër komunitetet e tyre lokale, kështu ne së bashku do të vendosim se cilat kampe të punës do mbahen përgjatë vitit 2016.

Pjesë e këtij projekti është edhe trajnimi për koordinatorët/et e kampeve vullnetare ndërkombëtare të punës, kampe këto që do mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Në këtë trajnim pjesëmarrësit/et do të fitojnë shkathtësitë e duhura për të koordinuar kampet e punës të planifikuara për vitin 2016.

Nëse doni të dini më shumë për kampet e punës, mund të lexoni artikullin e bashkangjitur. Më shumë për GAIA në Kosovë, ju mund të gjeni në faqen tonë të internetit, ndërsa rreth SCI-së këtu. Nëse jeni të interesuar/a të aktivizoheni dhe të përfshiheni për përiudhë më të gjatë në projekte të këtilla si kampet e punës dhe nësë dëshironi të bashkëpunoni me GAIA në Kosovë, ju lutem plotësoni aplikacionin dhe faqen.

Ushqimi dhe akomodimi për trajnim janë të mbuluara, ashtu sikur edhe shpenzimet e udhëtimit. Të gjitha shujtat janë vegjetariane/vegane. 

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Personi kontaktues:

gaia.kosovo@gmail.com

Bajram Kinolli